Ambasadori i parë i Shqipërisë në Shkup, studiuesi i njohur Shaban Murati, e sheh me skepticizëm zgjidhen e çështjes së emrit të Maqedonisë me Greqinë, duke i cilësuar madje emrat e porpozuar si “tituj artikujsh” dhe jo emra përfaqësues për republikën e Maqedonisë. Në një intervistë për Tvm2, Murati thotë se propozimet janë absurde dhe se Greqia, duket se e ka rritur pazarin në krahasim me qëndrimin fillestar.
Për këtë, duket se profesor Murati bën përgjegjës edhe faktorin shqiptar, i cili sipas tij, ka qëndruar i tërhequr. Sipas ambasadorit të parë të Shqipërisë në Shkup, Shqiptarët nuk duhet të pranojnë emër sllav, por të ngulmojnë në një emër që i përfaqëson edhe ata.
Por sa progres kanë njohur të drejtat e shqiptarëve ndër vite, që nga koha kur zoti Murati ka qenë ambasador në Maqedoni? Murati thotë se progres ka pasur, por jo aty ku duhet.
Sa i përket integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, Zoti Murati e sheh si mjaft të largët, të paktën jo para vitit 2025.
LULJETA NDOKA