Aleanca për Shqiptarët (ASH), gjegjësisht departamenti i shëndetësisë pranë kësaj partie politike gjatë ditës së sotme ka mbajtur një konferencë për media duke kërkuar nga Qeveria që sa më shpejtë të bëhen reforma në këtë fushë dhe të ndalen improvizimet.
“Jemi sot në pres konferencën e departamentit të shëndetësisë të Aleancës për Shqiptarët e cila mbajti dy mbledhje të rregullta dhe bëri analiza për gjendjen e shëndetësisë në Maqedoni dhe themi se shëndetësia do reforma dhe jo improvizime. Qeveria aktuale LSDM-BDI si në lëmit tjera edhe në atë të shëndetësisë po bën improvizime në vend të reformave të shumëpritura dhe shumëpërfolura. Rrotullimi në vend dëmton edhe më shumë imazhin e reformatorit duke dëshpëruar qytetarët plotë një dekadë”, theksoi Bekim Tateshi nga ASH. Sipas tij, pas lënies së ministrisë nga ASH, shëndetësia është në kolaps të rëndë dhe tregohet e pa aftë në zgjidhjen e problemeve nga e kaluara duke shtresuar problem të reja gjatë gjashtë mujorit të fundit.
“Indikator për këtë është besueshmëria e popullatës në anketat e fundit, sa ishte Taravari në krye besueshmëria ishte 22%, kurse ministri i ri ka vetëm 3 për qind besueshmëri, më pak se të gjitha ministrit tjera të Maqedonisë. Largimi I mjekëve jashtë vendit është argument tjetër, sipas statistikave në 2015 u larguan 171 mjek në 2016 u larguan 172 mjek kurse gjatë mandatit të Aleancës, ky numër ra në 120 mjek. Kjo dëshmon se politikat e ASH janë më shpresëdhënëse për shqiptarët e Maqedonisë por edhe për të gjitha komunitetet që jetojnë në Maqedoni në 2018 në
periudhën janar-prill janë larguar 110 mjek. Që tregon se politikat janë në drejtim të gabuar që shkaktojnë pasiguri tek personeli mjekësor dhe te familjarët e tyre”, theksoi Tateshi.
Data 12.02.2025
Aktuale
- Qeveria në ndihmë Komunave për të realizuar projektet e tyre në disa fusha
- BDI: Shqiptarët po spastrohen nga Armata dhe Ministria e Mbrojtjes – Taravari mashtron opinionin publik për të mbrojtur dështimin e tij
- Qeveria do të kufizojë marzhet për 100 grupe produktesh, masa do të jetë e vlefshme deri më 30 prill
- Nuredini: Partinë e bëjnë anëtarët e sinqertë dhe jo vulat e Gjykatave
- Është shpallur thirrja e dytë për marrje të mjeteve financiare për projekte infrastrukturore për komunat
- U shty pasi avokatët kërkuan kohë për të njihen me dosjen, rinis seanca për Erion Veliaj në GJKKO
- Ilire Dauti: ASH i përket Ziadin Selës
- Ademi për kërkesën e Taravarit për dorëheqje të Ahmetit: E humbe partinë, nuk e defokuson dot opinionin