Javorja “Fokus” ka shkruar në numrin e sotëm se lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski dëshiron që të bëj pazar me liderin e partisë në pushtet LSDM. Kushtet e tij janë se do të përkrahë referendumin për emrin, në këmbim të amnistisë për Nikolla Gruevski dhe njerëzit e tjerë të VMRO-së e qeverisjes së kaluar që po hetohen dhe akuzohen nga Prokurori Speciale.
“Shefi i opozitës a po përgatit alibi për përkrahjen e referendumit për emrin për një rezultat pozitiv dhe që deputetët e saj më pas ti miratojnë ndryshimet në Kuvend.
“Cili është çmimi për këtë qasje të Mickoskit. Pazari për lirimin e familjes dhe zgjedhjet e reja?”, shkruan “Fokus”. Por nga ana tjetër, kalkulimet e LSDM janë ndryshe dhe megjithatë nuk po bëhen publike.
EKSKLUZIVE/Marrëveshja e fshehtë LSDM – VMRO-DPMNE, çka nuk dijnë shqiptarët?
16 maj 2018
LSDM dhe VMRO-DPMNE gjatë periudhës së fundit kanë zhvilluar takime dhe negociata në nivel të grupeve të punës për rikthimin e dialogut politik në institucione, por edhe për hartimin e një agjende politike.
Këto takime u zhvilluan larg vëmendjes së mediave dhe se në mënyrë sinkron u mbajtën të fshehta edhe nga selitë partiake të LSDM dhe VMRO-DPMNE.
Siç mëson INA, marrëveshja ka qenë që edhe mediat të mbahen sa më larg këtyre negociatave. Në kuadër të këtij dialogu kanë qenë edhe takimet në nivel të liderëve ZaevMickoski.
Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka theksuar se dokumenti i marrëveshjes shumë shpejt do të bëhet publik se cilat janë kushtet e tyre.
“Ky dokument së shpejti do të bëhet i njohur dhe do ta prezantojmë para opinionit, me kërkesa tona, që në masë të madhe janë plotësuar.”, ka informuar Mickoski. Por cila është agjenda politike e dy partive më të mëdha që negociuan larg partive shqiptare.