Një njësi sepciale e policisë është në gjendje gatishmërie për të ruajtur Dobrilla Kacarskën, gjykatësen e cila së fundi mori vendimin për dënoi ish-kryeministrin Nikolla Gruevski me dy vjet burg.
Gjykatësja është vënë në mbrotje 24-orëshe policore, raporton TV 24.
Vendimi është marrë pas marrjes së shumë kërcënimeve për jetë pas shpalljes së aktgjykimit.
Gjithashtu, Kacarska e udhëhoq lëndën “Tanku” për ish-ministren Gordana Jankulloska, për të cilën ka kërkuar kontroll gjinekologjike për të vërtetuar gjendjen e saj me shtatzaninë. /SHENJA/