Pas reagimit të inspektorëve për strugalajm.org u shpreh dhe Prof.Dr Armen Kadriu, profesor në UNS i cili deklaroi se:
Inspektori Zoran Ristoski në fillimin e kontrollit në UNS, refuzoi dekumentacionin zyrtar në Gjuhën Shqipe dhe i hodhi në tavolinën e Rektorit të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës me fjalet ” Kjo është tokë Maqedonase dhe kush do gjuhën Shqipe të shkoj në Shqipëri bashkë me studentët dhe profesorët nga shqiperia”
Pas ketij reagimi inspektoret u lutëm të largohen nga ambientet e UNS dhe deri sa nuk i kërkojnë falje shqiptareve dhe stafit nuk do te vazhdohet me kontrollin!!
Prof. Kadriu përgënjeshtron deklaraten e tyre, si kontraverse dhe pyet:
Si ka mundësi që UNS ti ftoj me shkresë zyrtare (si dhe vet inspektorët kanë konfirmuar, se kanë ardhur me kërkesë të UNS-sës) dhe ti ndaloj të bëjnë kontrollin e tyre?
Dhe e dyta a ka kuptim që të ftoen inspektoret nga ana e UNS-sës kur paska “parregullesi”?
UNS kurë nuk do të lejojë që dikush, qoftë dhe inspektor ose më shumë se kaq, në ambientet e UNS të fyej gjuhën Shqipe dhe Shqiptarët!!
Bazuar në ragim strugalajm.org, ka siguruar një foto nga profili i facebookut të njërit nga inspektorët ku duket qart bindja që ka ai për Shqiptarët!