OSBE i mbështet përpjekjet e Maqedonisë për zhvillim demokratik dhe progresin në planin vendor dhe ndërkombëtar. Këtë kryeministri Zoran Zaev ia ka transmetuar drejtorit të sektorit të MPJ-së sllovake, Robert Kirnag, përgjegjës për përgatitje me presidencën me OSBE-në në vitin 2019.
Në takimin në Shkup, siç informoi pres-shërbimi qeveritar, është biseduar për prioritetet që janë të rëndësishme për zhvillimin e Maqedonisë në pjesën e përforcimit të kapaciteteve institucionale, qeverisjen e të drejtës, legjislacionin zgjedhor, si dhe për zhvillim të shtetit në një shoqëri për të gjithë.
Kryeministri Zaev ka theksuar se pret datë për fillim të negociatave me BE-në dhe ka shprehur bindje se me vullnet politik nga të dyja palët është e mundur zgjidhje për kontestin me emrin.
“Tani jemi në fazë kur jemi të përkushtuar në përgatitjet për implementim të reformave të miratuara, si dhe mbyllje të çështjeve që qëndrojnë në rrugën e qëllimeve strategjike euro-atlantike të shtetit. Besojmë se me vullnet politik nga të dyja palët është e mundur zgjidhje për kontestin me fqinjin tonë jugor. Presim datë për fillim të negociatave me BE-në. Në këto rrethana, me rëndësi të madhe i kemi përvojat e Grupit të Vishegradit. Ndërsa me rëndësi të posaçme do ta kemi ndihmën e ekspertëve nga OSBE-ja, posaçërisht për kapitujt 23 dhe 24, që presim që të hapen të parët, në qoftë se në këtë mënyrë lëvizin punët në pjesën e euro-integrimeve”, ka thënë Zaev.
Të dy bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për rëndësinë nga ballafaqimi i përbashkët me sfidat e ekstremizmit radikal dhe ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në botë. /koha.mk/