https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2199529283421245/
Maqedonia katër muaj nuk ka Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit, pas dorëheqjes së shumicës së anëtarëve për shkak të shpërdorimit të detyrës zyrtare. Nga Qeveria thonë se nuk ndjenë përgjegjësi për mungesën e Komisionit për antikorupsion pasi kjo është kompetencë e Kuvendit.
“Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është institucion i pavarur. Qeveria e Maqedonisë nuk është përgjegjëse për punën e komisionit, as për zgjedhjen e anëtarëve të saj. Unë do të udhëzoj që përgjigjen e pyetjes ta kërkoni në Kuvendin e Maqedonisë”, deklarojnë nga Qeveria.
Nëse është e vërtet se puna e Komisionit nuk është punë e qeverisë, atëherë mbetet e paqartë se me çfarë të drejte krymenistri dhe ministra të qeverisë ushtronin presion që anëtarët të dorëhiqen.
Shumica parlamentare e Kuvendi të Maqedonisë si organ kompetent për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për parandalimin e korrupsioni, arsyetohen me qëndrime të ndryshme rreth zvarritjes së zjedhjes së anëtarëve të rinjë.
Muhamed Zeqiri deputet i grupit parlamengtar të Lidhjes Social Demokrate, në prononcim për Almakos thotë se nuk ka njohuri pse zhagitet zgjedhje e përbërjes së re të Komisionit për antikorupsion, ndërsa Ejup Alimi nga grupi parlamentar i Bashkimit Demokratik për Integrim, ka pohuar se meqë nuk zgjidhet Komisioni do të thotë se ka problem, por ka refuzuar të sqarojë se përse kontestohen partitë e shumicës parlamentare.
‘’Mbasi kanë kaluar katër muj domethën ka ndonjë problem, jam i zanë do të bisedojm tjetër ditë’’, deklaroi Halimi.
Vlenë të theksohet se pikërisht deputetët e shumicës parlamentare kanë bërë presion mbi anëtarët e Komisionit antikorupsion të dorëhiqeshin, për shkak të keqpërdorimit të mjeteve. Dorëheqjet e anëtarëve të këtij Komisioni kanë lënë vendin pa komisionin që përndjek korrupsionin dhe konfliktin e interesave, ndërsa tani nuk janë në gjendje të zgjedhin përbërjen e re.
Komisioni për parandalimin e korrupsionit, që nga muaji janar kur edhe dhanë dorëheqje pesë pjesëtarë të këtij komisioni, deri më tani funksionon vetëm me dy anëtarë, të cilëve mandati do të ju kaloj në muajin prill të vitit të ardhshëm.
Ndryshe në raportin e fundit të progresit, të publikuar para një muaji BE kritikoi qeverinë se ka dështuar në luftën kundër korrupsionit. Mes tjerash Komisioni Evropian ka kërkuar nga qeveria të riafirmojë vullnetit politik për të luftuar korrupsionin duke hetuar rastet e korrupsionit, ku janë përfshirë funksionarë të lartë të pushtetit. Komisioni ka sugjeruar integrimin e Prokuroria Publike Speciale në sistemin e prokurorisë për të mundësuar të mbarojë procesi për përcaktimin e përgjegjësisë ligjore për përgjimet e paligjshme./Almakos
Arbnora Memeti