Ministrja për punë dhe politikë sociale Mila Carovska, sot i është përgjigjur letrës së hapur që ish ministrja e punëve të brendëshme Gordana Jankullovska, ia drejtoi asaj dhe ministres së Drejtësis Renata Deskoska. Carovska, tha se Jankullovska nuk ka arsye të shqetësohet, pasi që siç thotë do të trajtohet si të gjithë qytetarët në bazë të ligjit.
“Në lidhje me atë që parashtrohet në letër, ndërsa i referohet praktikës gjyqësore, vendimeve dhe procedurave, ajo nuk është në kompetencat e mia”, ka thënë Carovska.
Gjithashtu Carovska u zotua se do ti ofroj ndihmë Jankullovskës, në rast se do të ketë ndonjë problem lidhur me sektorin që ajo udhëheq./Almakos