Në Ministrinë e Kulturës është kryer pranim-dorëzimi i postit të ministrit. Robert Allagjozovski ia ka lëshuar vendi minsitrit të ri, Asaf Ademi, që vjen nga radhët e Lëvizjes Besa të krahut të Afrim Gashit.
Allagjozovski ishte ministër i kësaj qeverie, nga dita e parë, kurse ndryshimi erdhi pas zgjerimit të shumicës parlamentare, respektivisht qeverisëse, ku PDSH dhe krahu i Afrim Gashit në Lëvizjen Besa, iu bashkangjitën BDI-së dhe LSDM-së.
Mirëpo, ministri i deritanishëm nuk ka mbetur pa vend pune. Ai është caktuar në funksion të lartë shtetëror në kabinetin e kryeministrit Zoran Zaev.
Allagjozovski do të jetë bashkërendues kombëtar për zhvillimin e kulturës dhe bashkëpunimit ndërresorë./Telegrafi/