Vetëm nga janari e deri në prill të këtij viti 110 mjekë të vendit kanë kërkuar leje për të ushtruar profesionin e tyre jashtë Maqedonisë. Të dhënat e Odës së Mjekëve janë tronditëse, të cilat tregojnë se gjatë shtatë viteve të kaluara përfshirë edhe katër mujorëshin e 2018-tës numri i mjekëve që kanë braktisur vendin ka shkuar në 1207.
Kështu, në vitin 2010 numri i mjekëve që kanë lëshuar vendin ka qenë 72, në 2011-tën ky numër ka shkuar në 127, një vit më vonë në 138 ka mbërri numri i mjekeve që braktisën Maqedoninë, e ndërsa në 2013-tën numri i të licencuarve për mjekësi ka kaluar në 157. Gjatë vitit 2014, 108 nga mjekët vendorë kanë dalë jashtë territorit të Maqedonisë, ndërkaq në 2015 ky numër është rritur për 63. Në vitin 2016 është paraqitur gjendje e ngjashme ndërkaq në 2017 ka pasur rënie krahasuar me vitet e kaluara. Arsyet më kryesore për ikjen masive të mjekëve janë rrogat e ulëta dhe kushtet e rënda në Shëndetësinë Publike.
Nga Oda e Mjekëve thanë se kanë kërkuar nga ministria e Shëndetësisë që specializantët t’i punësojë nëpër vendet e tyre të banimit, me qëllim që kjo gjendje të gjejë përmirësim.
Data 07.09.2025
Aktuale
- EMRI+FOTO/ Ky është personi që u ekzekutua me armë zjarri në Kosovë, drejt tij u qëllua me 11 plumba
- VLEN: Ne me SHBA dhe Evropën, Bujar Osmani me Lavrovin dhe Ballkanin e Hapur
- Fati i papritur: Një burrë fiton 50,000 dollarë në lotari për herë të parë
- Probleme me zemrën apo tentativë helmimi? Nuredin Dumani në reanimacionin e kardiologjisë në QSUT! Si paraqitet gjendja shëndetësore e të penduarit të drejtësisë
- Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim 17 vjeçarit që tentoi të vriste babain e tij në Shkup
- Temperaturat verore vazhdojnë, por çfarë na sjell e ardhmja?
- EMRI/ Arrestohet 33-vjeçari mbante me forcë në banesë një 15-vjeçare! Të riut i gjendet edhe armë me silenciator
- Rinasi i ‘blinduar’ nga RENEA, momenti kur ekstradohet në Shqipëri Vilson Pepa, trafikoi 11 ton kokainë