QSA me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 qershori, uron të gjithë fëmijët anembanë globit duke kërkuar që ata ta kalojnë jetën e tyre fëmijërore përmes lodrave dhe librave e aktiviteteve sportive, e jo në rrugë si lypsar.
QSA është kundër shfrytëzimit të fëmijëve si lypsar nga ana e prindërve të tyre që kohët e fundit ky fenomen është shpeshtuar sidomos në Maqedoni dhe në Luginë të Preshevës. Sheh fëmijë në rrugë, në mot të ngrohtë ose të ftohtë që keqpërdoren nga ana e prindërve të tyre.
QSA kërkon nga institucionet e shtetit kujdes me të madh, zgjidhje përfundimtare të problemit të varfërisë që familjet të mos detyrohen të i keqpërdorin fëmijët e tyre për arsye ekonomike.
Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve është shenjë e gëzimit dhe lumturisë së fëmijëve. Kjo ditë shpreh hapur opinionet për ruajtjen e fëmijëve nga dhuna e prindërve në situata dhe momente të caktuara. Fëmijët janë engjëj, zbukurim i familjes dhe shoqërisë, prandaj ata nuk duhet trajtuar si një tepri në familje.
Fëmijët kërkojnë vëmendjen e të gjithëve, ndërsa në QSA gjithmonë do të janë fokusi kryesor përmes aktiviteteve të ndryshme edukative dhe humanitare.
Urime edhe njëherë Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.
Me respekt: Departamenti për Medie dhe Informim.