Ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov, ka kërkuar nga institucionet dhe liderët politikë në vend të dëshmojnë lidership dhe përgjegjësi rreth zgjidhjes për emrin.
“Për çështjen e rëndësishme lidhur me emrin, që po na e ndalon rrugën drejt të ardhmes tani më shumë vite, nevojitet lidership dhe përgjegjësi shumë e madhe nga të gjithë faktorët politikë”, është qëndrimi i ministrit të punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov, pas takimit me kryetarin e shtetit, Gjorge Ivanov.
“Nëse arrijmë të gjejmë mënyrë që të mbyllim këtë problem me ruajtjen e identitetit dhe dinjitetit, të gjithë së bashku do të jemi në faqen e parë të historisë”, vlerëson Dimitrov. /TVM2/