Qytetarët shprehen skeptik për përfundimin e shpejtë të punimeve të Teatrit Shqiptar. Shitësit dhe banorët e kësaj zone, thanë për Alsat M se tash 5 vite punohet në këtë objekt, por shtojnë se punimet bëhen me dinamikë shumë të ultë. Qytetarët dëshmojnë se në hapësirat e Teatrit Shqiptar jo çdo ditë shohin punëtorë, por edhe kur shohin, ata janë në numër të vogël.
“Teatrin ka shumë vite që kanë filluar me e ndërtuar por ende nuk e kanë përfunduar. Shumë rrallë shohim punëtorë këtu. Dy apo tre persona sillen këndej pari, i shohim kur kalojmë këtej, por nuk janë duke punuar”.
“Ka 5 vite. Punojnë vetëm kur të ju kujtohet. Punëtorët i shohim një herë në dy muaj, jo më shpesh”.
“Qe dy apo tre vjet kanë filluar punimet. Ma shumë i shohim tu njëjtë se sa duke punuar”.
Madje sipas tyre, duke u bazuar në dinamikën e deritanishme të ndërtimit të këtij objekti, punimet nuk do të përfundojnë as në afatin e ri të dhënë për në tetor.
“Unë ”Evlija” nuk jam. Por duke u bazuar në këtë tempo që po punohet, do të duhet vite që të mbarohet. Kjo nuk do të rregullohet shpjet. Kjo është dashur të kryhet më herët, edhe atë shumë më herët”.
“Këtu qysh po e shoh edhe nja dy vite të mira ose tre. Ende nuk janë duke punuar siç duhet dhe asgjë nuk është gati. Punëtorë nuk ka thuajse fare. Vetë edhe ju e shihni. Po shkuat më andej do bindeni”.
“Edhe nja pesë ose gjashtë vite ndoshta do të kryhen”.
Edhe pse punët e këtij tetari duhej të përfundonin në shtator të vitit 2015, renovimi i të njëjtës është shty për vitin 2016 e më pas për në vitin 2017. Si pasojë e premtimeve boshe, aktorët shqiptarë shfaqjet teatrale i realizojnë në Teatrin e Komedisë dhe atë të Fëmijëve.
Besian Leka