Presidenti i vendit Gjorgje Ivanov, vlerëson se i gjithë procesi i zgjidhjes së emrit ngjan në marrëveshje personale mes kryeministrave Zaev dhe Cipras. Kështu thuhet në komunikatën e dërguar nga kabineti presidencial, pas takimit që realizuan Presidenti Ivanov dhe ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov. Ky i fundit, informoi Ivanovin për zhvillimet e fundit të negociatave për emrin. Nga kabineti i Ivanovit më tej kanë shtuar se qëndrimi I presidentit është se me mosrespektimin e dispozitave ligjore për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, I gjithë procesi ngjan në marrëveshje personale mes dy kryeministrave. “I gjithë procesi i ngjan marrëveshjes personale mes kryeministrit Zaev dhe kryeministrit Cipras, për çka nuk ka siguruar konsensus nacional në Republikën e Maqedonisë. Qëndrimi im është se nuk pranoj zgjidhje për çështjen e emrit për përdorim të përgjithshëm, apo erga omnes”. Sipas Ivanovit, arritja e marrëveshjes ndërkombëtare duhet të jetë në pajtueshmëri me Kushtetutën e vendit dhe jo të parasheh ndryshime të tij”, thuhet në njoftimin e kabinetit të presidentit Ivanov.
Data 12.02.2025
Aktuale
- Debatet për drejtuesin e ri të RTSH/ Parlamenti fut në rendin e ditës shkarkimet e Këshillit Drejtues
- Gjykata Kushtetuese i anulon ndryshimet e Kodit Penal, i jep afat Kuvendit t’i korrigjojë brenda gjashtë muajve
- Drejtori i Klinikës për Fëmijë, Rexhep Memedi: Kanë filluar punimet për renovimin e tërësishëm të Kuzhinës në Klinikë
- Mickoski thirrje Kocevskit të japë dorëheqje! “Kocevski ka pasur kohë të tregojë profesionalizmin e tij, por nuk e ka bërë”
- Taravari: Ju kujtojmë vulistëve, nuk ka asnjë vulë që ju kthen partinë, fatin politik e keni të vulosur
- E rëndë në kryeqytet, i moshuari vetëhidhet nga lartësia e Spitalit të Sanatoriumit! Ndërron jetë 75 vjeçari
- “Me Xhenetën ishte puthje pasionante, me epsh”, Gerta për Gjestin dhe Eglin
- Vrau prindërit e ish të dashurit të saj dhe fshehu eshtrat e tyre në valixhe, Gjykata e Firences dënon me 30 vite burg shqiptaren Elona Kalesha