Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka vazhduar me aktivitetet në terren në vigjilje të protestës së paralajmëruar të partisë së tij më 2 qershor para qeverisë.
Ai në takimin me qytetarët e Prilepit ka akuzuar se sundimi i Zoran Zaevit është i përmbushur me gënjeshtra dhe premtime joreale.
“Të ftojmë më 2 qershor të na bashkëngjiten nën bajrakun e VMRO-së dhe Maqedonisë para qeverisë në ora 20 të shtunën, masovikisht t’i themi Zaevit dhe grupit rreth tij mjaft më”, ka thënë Mickoski.