Në vendkalimin kufitar “Tabanoc” janë lëshuar për përdorim objektet e reja të ndërtuara moderne me çka pritet që të zvogëlohen pritjet e gjata të automjeteve.Në ngjarjen kanë marr pjesë edhe kryeministri Zoaran Zaev i cili tha se rikonstruktimi i kapacitetit infrastrukturor në “Tabanoc” është paraparë sipas standardeve moderne dhe funksionimit me standarde moderne për doganat dhe për lehtësimin e tregtisë dhe kontrollit.
Gjithashtu, shtoi se Qeveria është e përkushtuar që të i modernizon serviset për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.
Ambasadori i BE-së, Samul Zhbogar theksoi se me këtë ngjarje përmbyllet edhe kampanja e fundit “BE-ja Për Ju”, e cila fokusohej në ndihmën në sferën e transportit. Ndërsa terminali doganor i ri, tha se do të ndihmojë tregtinë në Korridorin 10.