Ligji i ri i energjisë elektrike nuk garanton se do të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike ose se do të ketë gjithmonë çmime të volitshme.
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, thotë se është shumë vështirë për të parashikuar këtë gjë, megjithatë është në pritje se në vend nuk do të ketë më monopol, se do të paraqitet konkurrencë më e madhe e kompanive të cilat do të japin oferta të volitshme të energjisë për të gjithë qytetarët.
“A do të ulet ose jo çmimi i energjisë elektrike në të ardhmen, atë askush nuk mund ta dijë saktësisht, sepse kjo çështje është prodhim i berzës dhe është e njëjtë sikur e njëjta pyetje të parashtrohet për uljen e çmimet e derivateve dhe metaleve në vend. Dua të theksoj se ligji i ri i energjisë garanton dy gjëra. E para është që qytetarët në vitet e para të implementimit të këtyre risive do të jenë të mbrojtur nga rritja e çmimeve shtesë të energjisë”,- theksoi zëvndëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.
Me Ligjin e ri të energjetikës është e parashikuar që çdo qytetarë konsumator të përzgjedh kompaninë me të cilën dëshiron të furnizohet me energji elektrike, ndërsa ata të cilët nuk do ta bëjnë këtë, do të marrin energji elektrike nga furnizuesi universal i energjisë, të cilin paraprakisht shteti do ta përzgjedh të punojë në 5 vitet e ardhshme.
Këto komente Angjushev i bëri në punëtorinë për përkrahjen teknike të tregut të energjisë elektrike. (Tvm2)