Kryeministri Zoran Zaev, në pres konferencën e sotme me rastin e shënimit të një vjetorit të ardhjes në pushtet, ka thënë se ende asgjë nuk është kontraktuar në lidhje me emrin e ri të Maqedonisë.
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2191081927599314/
“Jemi marr vesh për parime dhe shtylla, ndërsa vijon një bisedë me Ciprasin, më së voni deri të premten. Në këtë bisedë pres ecje, që është shumë me rëndësi. E dini se në Maqedoni të gjithë qëndrojmë prapa referendumit. Referendumi do të mbahej në shtator ose në tetor të këtij viti dhe qytetarët do ta thuan fjalën e fundit”, porositi kryeministri Zoran Zaev para Qeverisë ku sot me ministrat dhanë llogari për punën një vjeçare.
Kryeministri Zaev është decid se ende nuk ka marrëveshje përfundimtare për emrin, se janë kontraktuar vetëm parimet dhe shtyllat dhe po punohet në aspektin juridik-formal të marrëveshjes. Ai paralajmëroi se këtyre ditëve do të bisedoje me kryeministrin grek Aleksis Cipras ku pritet që të arrihet ecje para.
Zaev njashtu nuk komentoi nëse ende janë në lojë “Maqedonia Veriore” dhe “Maqedonia e Ilindenit”.
“Nuk do të jepja komente për shtesa të caktuara për emrin pasi që jemi në fazë finale për zgjidhjen e mundshme të këtij problemi 25 vjeçar”, tha Zaev.
Prapa nesh është një vit me ndryshime me të cilat Maqedoninë e ndërtuam si vend i të gjithë qytetarëve, deklaroi Zaev dhe shtoi:
“365 ndryshime, në 365 ditë, për çdo ditë Maqedonia po ndryshohet për të mirë. Maqedonia është një vend me rritje ekonomike, më shumë para po shkojnë te qytetarët, po ndërtojmë shtet me standarde evropiane, po sjellim ndryshime dhe po e ndërtojmë Maqedoninë si një shoqëri, të gjithë qytetarët janë në radhë të parë, pikërisht të gjithë, jemi duke zgjidhur konteste dhe po e forcojmë identitetin”, deklaroi Zaev.
Në lidhje me largimin e gardhit rreth ndërtesës së Qeverisë, ai tha se kjo gjë duhet që të ndodh së shpejti, dhe njashtu paralajmëroi se shumë shpejtë do të vendoset edhe numëratori ku do të tregohen paratë që do të kthehen te qytetarët./Almakos
Husametin Gina