Sot në Gjykatën Penale në Shkup edhe pse ishte paraparë të zhvillohet seanca për rastin “Total” që ndiqet nga Prokuroria Speciale, megjithatë ajo nuk është mbajtur për shkak të mungesës së të akuzuarit kryesor gazetarit dhe redaktorit përgjegjës të TV Sitel, Dragan Pavlloviç – Llatas. Arsyet e avokatëve të tij ka qenë se ai nuk ka mundur të vij për shkaqe personale dhe obligime të detyrueshme familjare.
Në lëndën “Total” i akuzuar ëstë Dragan Pavloviç-Latas, për fshehje të tatimit në lartësi s nga 121.414 euro nëpërmjet personave juridik, për firmat “Total marketing SHPT”, “Media Center” dhe “Medijamaks” dhe personat fizik të cilët kanë fshehur tatimin me vlerë prej 63.032 euro.
Për sot është caktuar seancë edhe për lëndën e PPS-së “Transporter”, ku i akuzuar është ish-kryetari i komunës së Manastirit, Vladimir Taleski dhe 20 persona tjerë për keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe kompetencave në lidhje me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, me çka kanë dëmtuar buxhetin rreth 360.000 euro. (INA)
Data 12.09.2025
Aktuale
- Mesut Bajrami: Alternativa në Kumanovë paska ngelur me vetëm 19 persona, së bashku me aktivistë, prej të cilëve 8 janë funksionarë!
- Gjeorgjievksi për planet e transportit publik në Shkup
- Bujar Osmani: Fryma e re në Çair po merr hov
- Nesër do të bëhet spërkatja e mushkonjave në Shkup
- Ministrja serbe mohon masakrat dhe akuzon BDI-në, Ademi: VMRO dhe VLEN palë të “botës serbe”
- Vrasja e Charlie Kirk, FBI ofron 100 mijë dollarë shpërblim kush jep informacion për arrestimin e autorit
- Inspektim i jashtëzakonshëm në deponinë “Drislla”
- Bastisja e redaksive të “News24” dhe “Panorama Group”, Vetting fut në ‘sitë’ Ilir Prodën, refuzon të japë urdhrin e zaptimit të godinave! Kryepolici me “telefon” te sekuestruar dhe pasuri të fshehura