365 ndryshime për 365 ditë, Maqedonia po ndryshon çdo ditë, Qeveria po ndërton shtet sipas parimeve Evropiane, tha kryeministri Zoran Zaev gjatë konferencës për shtyp me rastin e 1 vjetorit të Qeverisë në një llogaridhënie para mediave.
“Po ndërtojmë Maqedoninë si një shoqëri, si një familje ku të gjithë qytetarët janë në rend të parë, të gjithë. Po ecim drejt NATO-së dhe BE-së. Masat për rritje ekonomike ishin prioritet për ne, tashmë mbi 90 mijë qytetarë marrin paga mujore më të larta Në buxhetin për vitin 2018 kemi parashikuar 3.1 miliard denar për zbatimin e masave të reja për rritje ekonomike”, tha kryeministri Zaev.
Kryeministri Zoran Zaev sot bashkë me ministrat e kabinetit të tij do të mbajë një konferencë me gazetarët për të raportuar për punën e qeverisjes një vjeçare.
Sipas njoftimit, mbledhja do të zhvillohet në oborrin e Qeverisë në ora 10.00, ku do të jenë të pranishëm të gjitha ministrat e kabinetit qeveritar.
Kjo konferencë vjen vetëm pak ditë pasi që opozita maqedonase ka paralajmëruar protestën antiqeveritare më 2 qershor.