Maqedonia dhe BE-ja nuk guxojnë ta lëshojnë mundësinë e tanishme, theksoi ministrja e Mbrojtjes së Maaqedonisë, Radmilla Shekerinska në Paris, ku merr pjesë në takimin e Këshillit Evropian për Punë të Jashtme(ECFR).
“Maqedonia nuk guxon ta lëshojë këtë mundësi, por shpresoj që edhe BE-ja nuk do ta lëshojë këtë mundësi.Gjendja e palëvizshme nuk është asnjëherë opsion për Ballkanin Perëndimor. Ose do të shkojmë përpara ose do të kthehemi në rrethë me problemet e njejta”, ka thënë Shekerinska.
Gjithashtu Shekerinska ka shtuar se në këto momente Franca është e nevojshme për Maqedoninë dhe regjionin, si dhe tregoi përkushtimin e Qeverisë lidhur me përkushtimin që e kanë për të zgjidhur çështjen e emrit.