Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit,në korniza të projektit “Shporta e Ramazanit” ka bërë shpërndarjen e pakove në të cilat përfshihen 14 produkte ushqimore dhe higjienike.
Paralelisht me pakon, jane dhënë edhe 3 thas miell.
Ky projekt ka përfshirë vendet: Qytetin e Kumanovës me rrethinë,(Çerkez, Rramanli, Sopot) Komunën e Likovës me fshatrat, Mateç, Ropalcë, Nikushtak, Vishticë, Hotël, Orizare, Opaj, Llopat, Llojan.
Gjithashtu është përfshirë edhe Karadaku i Kumanovës, si fshatrat: Allashec, Runicë, dhe Izvor.
Përveç këtyre, nga kjo shportë përfituan edhe fshatrat e rrethinës së Shkupit: Orllancë, Haraçinë etj. Përfitues të projektit kanë qenë gjithësej 96 familje.
Me këtë rast, QSA Maqedoni i falënderohet donatorëve dhe iu dërgon urimet dhe duatë më të sinqerta të familjeve përfituese.