Vërejtja e profesorëve universitar është se në ndryshimet e reja ligjore të Ligjit për arsim të lartë, i cili tashmë është në fuqi, nuk ka nen me të cilin do të rregullohej punësim i ri kur një profesor shkon në pension, edhe pse në këtë gjë kanë insistuar, transmeton Almakos.
Ata kanë kërkuar që institucioni i arsimit të lart të mundet që me ato para që i ka pranuar profesori të angazhoje kuadër të ri dhe të shpallë konkurs pa pasur obligim që të kërkoje pajtim për punësim nga Ministria e Arsimit.
Ministri i arsimit, Arbër Ademi tha se me ndryshimet e Ligjit, fakulteteve dhe universiteteve i jepet mundësia që të angazhojnë asistent dhe demonstrator, e drejtë e cila me vite i ka munguar. Për punësimin e profesorëve edhe më andej do të duhet që të dërgojnë kërkesë për miratim te ministria e arsimit.
“Në lidhje me politikën e kuadrove në Ligjin për arsim të lartë ka rregulla mjaft cilësore dhe më shumë të drejta për institucionet e arsimit të lart, që të zhvillojnë një politikë të tillë kuadrove e cila do të korrespondoje me nevojat e tyre. Ne i kemi kthyer edhe demonstratorët edhe asistentët që është shumë me rëndësi, për secilin lloj të angazhimit nuk duhet pajtim nga institucionet kompetente. Për shembull, për angazhimin e demonstratorëve në institucionet e arsimit të lart nuk duhet pajtim nga ministria e financave. Vet fakultetet dhe universitetet mund që të angazhojnë kuadër nga radhët e të rinjve që kanë sukses të shkëlqyeshëm e që i plotësojnë kushtet dhe duan që të ndërtojnë karrierë. Për llojet tjera të angazhimit, ngel ashtu si ka qenë, të dërgojnë kërkesë për punësim deri te ministria e arsimit, të cilën duhet që ta miratoje ministria e financave. Universitetet publike janë të ekipuara mirë, kanë kuadër të mjaftueshëm, edhe pse gjithmonë ekziston nevoja për angazhimin e kuadrove të rinj. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me to dhe për secilën nevojë të tyre do të diskutojmë dhe do t`i ndërmarrim të gjitha hapat tona në korniza të kompetencave tona”, deklaroi Ademi./Almakos/
Data 08.09.2025
Aktuale
- Çfarë pritet nga Presidentja Osmani në lidhje me konstituimin e Kuvendit?
- Katër vite nga zjarri në spitalin modular të Tetovës, nuk ka drejtësi për 14 jetët e humbura
- Zgjedhjet lokale 2025: Si do të realizohet procesi i votimit me 1.8 milionë fletëvotime
- FOTOT/ Atentati në lokalin në Shkodër, ja kush është autori i ngjarjes kriminale, viktima Armando Pali dhe i plagosuri, Erogen Brajoviç
- Ende aktiv zjarri në fshatin Nikushtak
- Atentati në Shkodër, reagon kryebashkiaku Benet Beci: Ngjarja duhet të marrë ndëshkimin e ashpër të ligjit, qytetarët nuk meritojnë të përballen me skena të tilla
- Bekim Sali: 34 vjet Pavarësi – Një rrugëtim i përbashkët drejt së ardhmes evropiane!
- Bujar Osmani me mesazh të fuqishëm me rastin e 8 Shtatorit: “Të japim besë, nuk ka kthim prapa, e ardhmja është Evropa!”