Unë jam shqiptar, por shumë me rëndësi për mua është se si do të quhet shteti dhe dua që ta shoh veten në emrin, simbolet dhe himnin e shtetit”, deklaroi Afrim Gashi nga Lëvizja Besa në debatin “Për emrin bëhet fjalë”, transmeton Almakos.
“Unë mendoj se emri duhet që të jetë i pranueshëm për të gjithë qytetarët në shtet. Kam ndjenjën se këtë dialog nuk e kemi hapur deri në fund ashtu si duhet. Ndjenja ime është se bashkësia maqedonase si më e madhe , sillej me injorim ndaj bashkësive tjera. Unë asnjëherë nuk do të kisha pranuar që të zgjidhet emri në dëm të bashkëqytetarëve. Është shumë me rëndësi që ne si qytetar të këtij shteti nga bashkësitë e ndryshme të kemi një emër shteti ku të gjithë do ta shohim dhe ndjejmë atë shtet si tonin. Nga ajo pikë, kontesti me Greqinë mund që të marr dimension tjetër”, deklaroi Gashi./Almakos/