Në ujërat e lumit Vardar në fushat e fshatit Saraçinë në komunën e Zhelinës, mëngjesin e sotëm është gjetur një trup i pajetë. Trupi i të ndjerit është i të moshuarit 92 vjeçar Gani Shahini nga Strimnicat.
I ndjeri ka humbur në ujërat e lumit Vardar dhe ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët e tij para dhjetë ditëve. Supozohet se i ndjeri kishte shkuar tek arrat e tij dhe teksa kishte mbush uj në bregun e lumit kishte ra në ujërat e lumit Vardar në fshatin Strimnicë.
Trupi i të ndjerit pas nxjerrjes nga uji me ndihmën e zjarrfiksave të Tetovës i është dorëzuar familjes për varrim. Ky është vendi ku është gjetur trupi i pajetë i të moshuarit nga Strimnica./Tetovasot