VMRO-ja ka reaguar pas vendimin e gjykatës për dënimin e Gjoko Poposvkit me nëntë vjet burg. Partia vlerëson se aktvendimi reflekton kapjen e sistemit gjyqësor nga ana e qeverisë. Sipas partisë opozitare, Prokuroria Speciale nuk kishte arritur që të paraqiste ndonjë fakt të qëndrueshëm për dënimin e ish-funksionarit të MPB-së. “Zoran Zaev personalisht paralajmëroi disa ditë më parë aktvendimet e tilla. Sot gjykata varrosi drejtësinë dhe shtetin e të drejtës”, vlerësoi VMRO-ja.
Ish ndihmësi i ministrit të Brendshëm u dënua me nëntë vjet burg, për manipulimin me tenderët e 300 makinave në MPB. Gjykatësja Dobrilla Kacarska e dha vendimin duke siguruar se Popovski e ka bërë veprën penale me vetëdije të plotë dhe kështu ka shkaktuar një dëm tejet të madh në buxhetin e kufizuar të MPB-së.