Televizioni i Maqedonisë nesër mbrëma në orën 20, do të organizojë duelin e parë televiziv midis kryetarit të Qeverisë dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev, dhe kryetarin të partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE Hristian Mickovski.
Dueli televiziv javën e kaluar e kërkoi lideri i partisë opozitare, ndërsa propozimi menjëherë ishte pranuar nga kryeministri. Për organizatorë të këtij dueli të parë televiziv midis njerëzve të parë nga pushteti dhe opozita pas shumë viteve, fillimisht janë paraqitur tre televizione.
Stojan Tërpçevski, redaktori i Redaksisë informative i TVM-së, do të jetë nikoqir dhe drejtues i duelit teëeviziv, ndërsa sipas tij, bashkëbiseduesit do t’i kundërshtojnë pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre për shumë tema aktuale – nga negociatat për emrin, nga politika e jashtme dhe e brendshme, nga ekonomia, reformat, borxhet. Titulli i punës i duelit televiziv është “një vit pushtet, një vit opozitë”.