I akuzuari për krim zgjedhor Bedredin Ibraimi e akuzoi PSP në se vepron në baza politike e jo juridike por e siguroi se do të dëshmojë se ai nuk ka bërë asnjë veprim të paligjshëm, raporton SHENJA.
“Kjo akuzë është e bazuar në fakte dhe prova të rrejshme. Këto prova të rrejshme e cenojnë legalitetin e procedurës penale. Por do të dëshmojnë edhe se akuza është ngritur pasi që kishte kaluar afati 18 mujor për 25 ditë. Bisedat e mija të përgjuara janë vetëm muhabete boshe të kafeneve. Duket qëllimi i PSP-së që të akuzojë sa më shumë politikanët dhe institucione shtetërore që të krijojë përshtypjen se shteti është rrënuar, dhe tani ata do ta shpëtojnë”, tha Ibrahimi në gjykatë, raporton SHENJA.
Për dallim prej tij, i akuzuari Menduh Thaçi nuk deshi të japë fjalë hyrëse. Ia avokatit të tij që të prezantojë modelin e mbrojtjes që do ta bëjë gjatë gjykimit. Avokati tha se do të dëshmojë se Ibrahimi dhe Thaçi nuk kanë bërë asnjë vepër penale dhe se Thaçi në asnjë mënyrë nuk e ka nxitur Bedredinin që të votojë në favor të VMRO-së. Bisedën e përgjuar avokati e quajti vetëm “ironi”.