Në Gjykatën Penale sot do të publikohet gjykimi për lëndën “Treqind”, në të cilin akuzohet ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me blerjen e 300 veturave për nevojat e MPB-së.
Në seancën e kaluar u thanë fjalët përfundimtare të prokurorëve të PPS-së dhe të palës mbrojtëse.
PPS-ja kërkon dënim për Popovskin për veprën për të cilën ai është i akuzuar, për të cilën parashihet dënim me burg nga katër deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Ndërsa mbrojtja kërkon lirimin e Popovskit nga akuzat. Kurse Popovski para Gjykatës kishte deklaruar se është i pafajshëm dhe kjo procedurë gjyqësore që po zhvillohet ndaj tij seriozisht ka ndikuar në shëndetin e tij.