Maqedonia e Epërme dhe Maqedonia e Re janë variantet e mundshme për zgjidhje të çështjes së emrit, propozime këto që riaktualizohen pas refuzimit të emrit “Republika Ilinditase e Maqedonisë”. Kështu shkruajnë mediat greke, të cilët shtojnë se refuzimi i propozimin shtyn palën greke zgjidhjen ta kërkoj në propozimet e mëparshme, posaçërisht Maqedonia e epërme dhe Maqedonia e re, pa përkthim dhe për përdorim të përgjithshëm.
Zhvillimet e fundit në relacionin Maqedoni- Greqi janë një nga temat kryesore në mediat greke. Takimi i liderëve tek ne dhe deklaratat e kryeministrit Zaev për “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, kundërshtimi i partive opozitare për emrin konkret dhe refuzimi propozimit nga qeveria greke si dhe biseda telefonike mes Cipras dhe Pens janë në fokus të gazetarëve në Greqi.
Komentet janë se pas reagimeve të partive të opozitës, të cilit pothuajse njëzëri e refuzuan propozimin “Republika Ilinditase e Maqedonisë” me shpjegimin se përmban irredentizëm, në qeverinë greke është vendosur që të krijohet konsensus të gjërë nacionale dhe të koncentrohen në propozimet e ndërmjetësit Nimic.
“Ta Nea”, shkruan se referenca kohore (E re) ndoshta ka më shumë mundësi për të gjetur gjuhë të përbashkët me partitë e opozitës.
Në thelb, bisedimet me Shkupin kthehen nga fillimi ose me siguri prej atje ku kanë mbetur Kocijas dhe Dimitrov në prezencë të ndërmjetësit Metju Nimic, shkruan portali informativ “In”, dhe përmend pesë propozimet e ndërmjetësit: “Republika Maqedonia e re”, “Republika e Epërme e Maqedonisë”, “Republika e Maqedonisë së Vardarit”, “Republika e Maqedonisë së Veriut” dhe “Republika Maqedonia (Skopje)”.
Enis Murtezi /SHENJA/