Kryetari i Selanikut Janis Butaris është hospitalizuar pasi ishte sulmuar nga nacionalistë ekstremistë duke i shkaktuar lëndime në kokë, duar dhe këmbë.
Butaris ka marrë pjesë në një ngjarje që ka pasur të bëjë me gjenocidin e grekëve etnik gjatë luftës së parë botërore dhe luftës greko- turke që ka pasuar më pas.
Kryetarja e Kuvendit të qytetit Kalipso Gull ka thënë se më shumë se dhjetë persona i janë afruar 75 vjeçarit Butaris duke i thënë ta braktis ngjarjen, ndërsa më pas e kanë sulmuar me shishe. Butaris është i njohur për qëndrimin e tij të fortë anti -nacionalist.