Tatjana është një zonjë e vetme që ka ngelur në familjen Kadriu, bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë 7 vite më parë, nuk është e bekuar as me fëmijë që sot mund t’i vinë në ndihmë, po as me familje, të afërmit e saj jetojnë në Prilep, po sot mosha, sëmundjet dhe hallet e saj ja kanë pamundësuar kontaktin me to.
Kjo zonjë në moshë të shtyer, që jeton e vetme nuk përballet vetëm me skamjen dhe sëmundjet e saj, asaj çdo ditë e më shumë i pamundësohet qëndrimi në shtëpin nga ujrat e zeza që i futen brenda.
Këtë problem nuk e ka vetët Tatjana, një pjesë dërmuese e lagjes vuajnë nga ujrat e zeza që përfshinë shtëpitë e tyre, edhe pse kërkesat në Komunën e Tetovës kanë qënë të shumta, deri më tani, nuk u është ofraur asnjë zgjidhje.
Ndiqeni për më shumë të plotë emisionin:
Data 08.07.2025
Aktuale
- Macron në vizitë zyrtare në Britani: “Evropa dhe Mbretëria e Bashkuar duhet të hapin shtigje të reja bashkëpunimi”
- O.K.H. MERHAMET tribunë shkencore për 30 vjetorin e Gjenocidit të Srebrenicës
- Miratohet Strategjia e Qeverisë për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile me Planin e aksionit 2025-2028
- Pas Vlorës, Rama në Fier për aksionin e lirimit të hapësirave publike
- Kasami për zgjedhjet lokale: Do të kemi bashkëpunim me partitë e koalicionit qeverisës
- Zjarret në jug të Francës, pezullohen fluturimet në aeroportin e Marsejës
- Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë
- Çerdhja “Bambi” në Çair, gati për hapje