Mjete teknike dhe një sasi të caktuar denarësh dhe dollarësh amerikan ka konfuskuar policia pas kontrollit të djeshëm në një objekt pa firmë në fshatin Tearcë të Tetovës që pa dokumentet e nevojshme ka punuar si bastore.
Sipas të dhënave të policisë, kontrolli në objekt është kryer dje 15 minuta para orës 16 dhe këtu si i punësuar është gjetur A.I.(24) nga Jazhinca derisa si përgjegjës i objektit ka qenë A.M.(54) nga Tetova.
Për shkak të punës pa licencë, në kundërshtim me ligjin, nga objekti me vërtetim janë konfuskuarpesë televizor, tre kompjuter, aq monitor, dy printer, një lexues, katër tastatura, katër tiketa dhe mjete financiare në vlerë prej 5150 den dhe 10 dollar amerikan.
Po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e tërësishme të rastit.