Gjatë hetimeve për zbardhjen e rastit “Alfa”, pas arrestimit të të akuzuarve është regjistruar keqpërdorim i masës së paraburgimit, e cila në rastin e Agim Islamit ka zgjatur plotë 18 muaj. Agim Islami u dënua me burg të përjetshëm, duke u bazuar në bishtat e cigareve, si prova të propozuara nga Prokuroria Publike. Ndryshe, arrestimi i Agim Islamit, i cili asaj kohe kishte bërë katër muaj që kur ishte kthyer nga Gjermania, me qëllim për t’i rregulluar disa dokumente, është bërë gjatë tentimit të tij për t’u pajisur me letërnjoftim bullgar, dokument ky të cilin ligjërisht e trashëgonte nga e shoqja. Nëse flet me familjarët e të dënuarve, dhe pyet për detaje mbi rastin Alfa, të gjithë e kthejnë gishtin kah Ramiz Dauti për të cilin thonë se e njeh më mirë se gjithkush rastin.
“Edhe në gjykatë e kemi dhënë të njejtën deklaratë se ku kemi qenë atë ditë. Kemi qenë bashkë me Agimin në internet kafe të cilën asaj kohe e kemi pas. Agimi ka qenë në vend të punës kurse unë sikur edhe shokët tjerë kemi qenë aty, lokalin e kam mbajt unë, ka qenë shumë i frkuentuar. Dmth Agimi ka qenë vetëm të internet kafeja, askund tjetër”, deklaroi Ramiz Dauti, kushëriri i Agim Islamit të dënuar me burg të përjetshëm në rastin “Alfa”.
I pyetur se me çfarë dëshmish i ka arrestuar policia si të dyshuar, Dauti tha se në fakt policia i ka kidnapuar, e jo arrestuar.
“Policia ka qenë me makina civile, na kanë dërgu në stacion, na kanë bërë pyetje prej më të ndryshmeve. ndërsa ne nuk e kemi dit që akuzohemi për diçka. Dmth neve na kanë pyet për gjëra të cilat s’kanë të bëjnë me atë vrasje. Ne më s ëpaku e kemi dit se na kanë marrë për ndonjë vrasje”, tha Dauti në emisionin “VOX” në TV SHENJA.
Dauti tha më tej se policia u ka marrë ADN mostrat të cilat ai dyshon se 100% janë keqpërdor nga ana e shtetit.
“Dënimi ka ardh për arsye se para Komisionit Evropian ata patjetër e kanë ta mbyllin rastin si rast, e tash kanë shku te Agimi. Dmth me një makinë në të cilën neve na kanë gjet kime flokësh, kam pas edhe unë edhe 14 persona tjerë….Pse sjemi ne vrasësit? Pse është Agimi vrasës?! Agimi ka qenë me mu ditën kur ka ndodh vrasja”, tha Dauti.
“Agim Islami është njeri i qetë familjar i mirë, njeri i qetë, ka pas raste kur në semafor në ngjyrë të kuqe nuk na ka leju të hyjmë në semafor të kuq, e ai tash të kryej një vrasje, kjo nuk ka pas as arsye që të ketë problem me polic apo diçka tjetër”, tha më tej Dauti.
Intervista e plotë me Ramiz Dautin, kushëririn e Agim Islamit të dënuar me burg të përjetshëm në rastin “Alfa” për vrasjen e policit të njësitit policor “Alfa”, Afrim Arifi, në nëntor të 2008-ës: