Deputeti i VMRO-së Antonio Miloshoski përmes një statusi të fundit në facebook thotë se krahas dakordimeve të fundit për propozim të emrit të Maqedonisë mes Zaevit dhe Cipras, opozita kryesore greke e refuzon një propozim të tillë.
“Zaev dhe Cipras janë dakorduar për propozimin Republika e Maqedonisë së Ilindenit. Por opozita kryesore greke Nea Democratia ka refuzuar një propozim të tillë sepse Ilindeni sipas tyre ka histori direkte të lidhur me dhënien e një shteti apo nacionaliteti artificial. Më qartë shëndosh me qenë, kërkojnë ndryshim të emrit për shkak të identitetit të maqedonasve!?”, shkruan Miloshoski.