18 May 2018 / 19:15
Konkluzionet e procesit të dialogut ndër-partiake Jean Monnet u zhvilluan këtë të enjten në Ohër, partitë parlamentare ranë dakord se do të jenë të vendosura për të promovuar dhe çuar përpara procesin e integrimit të vendit në BE dhe se do të vazhdojnë të zbatojnë reformat institucionale të Kuvendit në mënyrë efektive për të dhënë rezultatet e duhura. Gjatë takimit të parë u arrit një konsensus në katër fusha kryesore. Grupi i punës për reformën e Kuvendit do të përfundojë shqyrtimin e propozimeve dhe brenda katër javësh do të përgatisë një propozim të konsoliduar për zbatimin e tyre.