Aktivistët kundër minierave në pjesën juglindore të Maqedonisë paralajmëruan protesta në fillim të qershorit në qoftë se qeveria nuk e prish marrëveshjen me koncesionerin Euromaks resursis për minierën Illovica. Sipas tyre nuk mjafton ajo që koncesioneri paralajmëron se nuk do të përdorë cianid, por acide të tjera dhe materiale helmuese.
“Këto lojëra duhet të ndalen. Rezistenca jonë asnjëherë nuk do të ndalet derisa nuk mbyllet miniera, përkatësisht, derisa nuk prishet marrëveshje dhe nuk u merret koncesioni i Euromaksit. Revoltën ynë, revoltin qytetarët e shprehin në rrjetet sociale, por, si duket në fillimin e qershorit do të dalim në rrugë për ta treguar qëndrimin tonë institucioneve relevante të cilat duhet të reagojnë”, tha Stojan Velkov, TRN Aktivist kundër minierave.
Nuk e kanë të lehtë, neve nuk na vjen keq për ata, thjeshtë na vendosën në pozitë që të jemi dhentë, ndërsa ata ujq me armë, me shumë para dhe të uritur për më shumë para, pa marrë parasysh dëmin që do ta shkaktojnë.
Aktivistët përgatisin padi penale për koncesionerin, për shkak se, siç thanë, kanë prova se disa pika të marrëveshjes nuk janë respektuar. Ata u mblodhën sot për tu takuar me Euromaks, por takimi u anulua në momentin e fundit. Nga Euromaksi resorsis dolën me qëndrim të shkruar duke shpjeguar se ata mbajnë takime të rregullta të punës me pala të ndryshme të interesuara, të cilat sipas tyre zhvillohen vazhdimisht.
Si të gjitha pala të interesuara, ashtu edhe me organizatat joqeveritare jemi të hapur për takim, por për fat të keq, ata deri më tani nuk pranuan takim me ne, as nuk kërkuan ta shohin dokumentacionin, për ti ndërtuar qëndrimet e tyre mbi fakte, e jo mbi supozime. Si kompani, mbetemi edhe më tej të hapur për dialog me të gjitha palët e interesuara, thuhet në qëndrimin me shkrim.
Përndryshe, kryeministri Zaev para pak kohe deklaroi se deri në fundin e majit do të përfundojnë analizat e ekspertëve të jashtëm për shkelje eventuale juridike të procedurës në lidhje me shpronësimin që do të ishte arsye për prishjen e marrëveshjes për koncesion. /tv21/