Sekretari shtetëror në në Ministrinë e Bujqësisë, Nefrus Çeliku është bërë protagonist në mediat maqedonase, pasi të punësuarit maqedonas kanë reaguar ndaj tij.
Shkak për këtë reagim sipas portalit “Lider” ka qënë urdhëri i tij ndaj të punësuarve që emri i tij në dokumente të figurojë origjinal në alfabetin shqip dhe jo cirilik. Ky veprim i tij ka bërë që të punësuarit ta nxjerrin këtë në media, duke shprehur reagime. Kësaj historie i bashkëngjitet edhe një email zyrtar, që Nefrus Çeliku i ka dërguar të punësuarve ku ka kërkuar të shkruhet si duhet emri i tij.