grohtorja gjendet para falimentimit. Një nga kreditorët ka dorëzuar kërkesë për falimentim. kërkon t’i paguhen 1 milion euro nga kompania, me arsyetimin se një periudhë më të gjatë nuk ka mundur t’i marrë këto para. Seanca gjyqësore për atë nëse do hapet procedurë falimentuese është caktuar për 29 qershor të këtij viti. Deri atëherë në procedurën para hetimore që vazhdon nga dita e djeshme, kompania nuk guxon të ketë mbi vete pronën e borxhliut, ndërsa ndalohen edhe pagesat nga llogaria.
Tani për tani nga udhëheqësia e kompanisë Ngrohtorja SJ.A- Shkup nuk kanë qëndrim. Në bisedë telefonike drejtori Dimitar Haxhi Mishev tha se nuk bëhet fjalë për ndonjë problem serioz. Me qëndrim dhe informata konkrete do dalin gjatë ditës së nesërme”
Ngrohtorja është pronare e ngrohtoreve Lindje, Perëndim dhe në Kisella Vodë prej të cilëve pjesa më e madhe e qytetarëve të Shkupit shfrytëzojnë ngrohjen qendrore. Këto kapacitete prodhuese, në këtë moment janë marrë me qira nga Ballkan Energji Grup. Nga BEG Prodhimtari morëm vetëm një përgjigje të shkurtër nëse është i sigurt furnizimi prej tetorit të këtij viti.
BEG Prodhimtari
Furnizimi i energjisë termike do të zhvillohet rregullisht dhe në përputhje me aktivitetet e planifikuare edhe në sezonin e ri të ngrohjes të viteve 2018/2019. Të gjitha përgatitjet janë në rrjedhë në përputhje me planin e rregullt operativ.
Sipas informacioneve, në periudhën e ardhshme kërkesë për falimentim do të dorëzojnë edhe kreditorët tjerë të cilëve Ngrohtorja një periudhë të gjatë u ka borxh para. Ndryshe, BEG ka licenca për furnizim dhe për prodhimtari të energjisë termike për 30 vitet e ardhshme. Kjo kompani i ngrohë shtëpitë dhe hapësirat afariste të rreth 50 mijë shfrytëzuesve në Shkup. /alsat-m/