Drejtoria për Siguri dhe Kunderzbulim kishin dhënë mendim negativ për dy punonjes në aeroportin e Shkupit Refik Ismaili dhe Enver Kurtishi si të rrëzikshem për sigurinë e shtetit.
Pas peripecive disamujore, dy të punësuarit e përjashtuar nga puna në Aeroportin e Shkupit sot janë rikthyer në punë. Ata u larguan pasi që MPB, gjegjësisht Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim nuk i kishte dhënë certifikatë sigurie. Për këtë rast kishte shkruar dhe alarmuar agjencia e lajmeve INA, e cila kishte komunikuar edhe me autoritetet e kompanisë TAV, të cilët kishin deklaruar se është çështje e organeve të sigurisë.
Zv/ministri i brendshëm, Agim Nuhiu është angazhuar për këtë rast dhe sipas Zhurnal ai ka bërë thirrje që edhe të punësuar të tjerë të përjashtuar të paraqiten në kabinetin e tij.
Për rikthimin në punë ka shkruar njëri nga të larguarit Enver Kurtishi.
“Desha nëpërmjet këtij shkrimi ti falenderohem zv.ministrit Agim Nuhiu dhe zv.drejtorit të DSK-së Arif Asani së pari dhe gjithë të involvuarit, individ dhe institucione që dhanë kontribut që kombinimet dhe trillimet e qarqeve të dyshimta që nuk kanë punë tjetër pos ti njollosin njerëzit e ndershem më në fund të na pastrojnë nga një turp i quajtur ‘dosje’ i bazuar në përalla dhe trillime. Sot pas gati 3 muaj që ishim pushuar nga puna, erdhi lajmi i mirë që unë dhe kolegët e mi shqiptarë do fillojmë punën përsëri, u gëzuam shumë u gëzuan kolegët me të cilët ndamë vitet të shumta pune. U gëzua dhe familja se na u hjek një njollë e zezë të cilën dhe trashëgimtarët mund ta bartin andej e tutje në ardhmëri. Ju falenderohem dhe njëherë që na mundësuan ti ndezim shpresat aty ku na i shuajtën dhe kryen një akt human dhe të drejtë. Ju uroj suksese në punën tuaj, ju priftë e mbara, Enver Kurtishi i punësuar në Aeroportin e Shkupit”, shkruan mes tjerave ai.
Data 11.06.2025
Aktuale
- Toshkovski për tragjedinë në Koçan: Do të bëj çfarë të mundem si ministër, por nuk do të përfitoj nga kjo në media
- Vdekja misterioze e foshnjës 5-muajshe në Greqi, babai shqiptar lihet i lirë, por me një kusht…
- Kaos brenda klasëve, të shtënat në oborr – publikohet video nga sulmi në Graz të Austrisë
- Gjarpri hyn në Parlamentin e Bosnjës, deputetët ia mbathin
- Aktivistja Greta Thunberg denoncon “rrëmbimin” pas sekuestrimit të anijes nga Izraeli
- Si po plaket popullsia?! Elona Gjebrea: Shpopullimi nuk vjen vetëm nga emigracioni, por edhe nga bilanci negativ i lindjeve dhe vdekjeve
- Avokati i Popullit: Gjysma e burgjeve nuk kanë personel mjekësor e as psikiatër
- Vrasja e Elis Rroshkodoli me 14 plumba në trup, si u krye ekzekutimi i tij në Shkodër dhe cili ishte roli i Voltan Xhanit