Vjelja e një takse prej 50 eurove nga studentët që kryejnë praktikën ka xitur dyshime për shkelje ligjore dhe keqpërdorime në Universitetin e Tetovës. Zyrtarët e UT kanë thënë se ky veprim është në përputhje me ligjin. Por ndryshe ka theksuar sot ministrja e Arsimit, Renata Deskoska, e cila vjen nga bota akademike si profesoreshë universitare. Sipas Deskoskes, kjo taksë bie në kundërshtim me Ligjin për arsimin e lartë dhe se një veprim i tillë do të shqyrtohet nga Inspektorati shtetëror i arsimit. “Kjo nuk është e lejuar dhe nuk ka bazë juridike për një kërkesë të tillë. Për kundër kësaj, universitetet obligohen të sigurojnë praktikë dhe të mos paguhet ajo. Me të vërtetë jam e habitur nga ky informacion. Do ta shqyrtojmë rastin. Do ta njoftoj Inspektoratin shtetëror për arsim dhe së pari ta konfirmojmë a është e vërtetë dhe nëse po gjithsesi se do të ketë masa Inspektorati përkatës”, theksoi për Alsat, Renata Deskoska, Ministre e Arsimit.
Ligji për arsimin e lartë është i qartë. Neni 45, paragrafi 6 i mundëson universiteteve të bashkëpunojnë me institucione, por duke mos obliguar studentët të paguajnë taksë ndaj universitetit. Taksa e njëjtë ka qenë aktive vite më parë, por ishte anuluar me vendim të Senatit të UT-së. E njëjta
u rikthye përsëri, duke kushtezuar në të njëjtën kohë pagesën e punës praktike me regjistrimin e semestrit, informon Alsat-M.
Data 17.09.2025
Aktuale
- Pse mundet Stevço e nuk mundet Merko?!
- Ali Ahmeti priti në takim përfaqësuesit e OSBE/ODIHR
- Prof. Dr. Metin Izeti kritikon deklaratën e Mickoskit – Izeti: Një qasje e rrezikshme për demokracinë
- Rexhepi nga Malësia e Tetovës: Fshati Vicë është lënë në harresë nga pushteti lokal!
- “Më mirë për Tetovën” garon me listë për këshillin komunal të Tetovës
- VLEN shpalos listën e këshilltarëve për komunën e Shuto Orizarës, i prinë Enis Zekiri
- Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë zgjedh dy Mitropolitë e rinj për Gjirokastrën dhe Korçën
- Zejd Rexhepi: Çdo hapje shtabi po shëndrrohet në tubim