Ende nuk kemi njohuri për rezultatin e këtyre “hetimeve’’ ose , ndoshta, prokurorët e ‘’gabojnë adresën’’ e funksionarëve të BDI-së, siç ishte rasti me çeljen e hetimeve për kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Nuk është më shumë origjinal as Zoran Zaevi, kur, në të njëjtin rast ju bëri thirrje qytetarëve pa frikë nga pasojat, ta denoncojnë korrupsionin, duke garantuar se askush nuk do të përjashtohet nga përgjegjësia.
Që kur Komisioni i Bashkimit Evropian (BE) çdo vjet harton projekt-raport për progresin e shteteve te Ballkanit Perëndimor, vazhdimisht është theksuar se në këto shtete një ndër problemet më të mëdha është korrupsioni dhe krimi i organizuar.
Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, veçanërisht theksohet në raportin e këtij viti, ku rekomandohet edhe fillimi i pakushtëzuar i negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
Pa marrë parasysh insistimin, jo vetëm të përfaqësuesve të BE-së, por edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe shteteve tjera kryesore anëtare veç e veç, siç janë Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca, bie në sy fakti se liderët e partive politike shqiptare asnjëherë as qe e përmendin nevojën e luftës kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit. Nuk ka dyshim se kjo dukuri, aspak nuk është e rastit. Nuk e përmendin luftën kundër korrupsionit as deputetët e këtyre partive në Kuvendin e Maqedonisë, ku, përndryshe, disa prej tyre, shume rrallë janë te pranishëm, praktikisht, vetëm sa të mos e humbin statusin e deputetit dhe te ngelin pa rrogë. Nuk e shohin te arsyeshme t’ua shpjegojnë qytetareve, se si dhe sa është e dobishme sjellja e tyre, në qofte se heshtja ne Kuvend qenka normale , atëherë pse valle janë paraqit dhe ekzistojnë me mijëra vjet parlamentet e shteteve ku debatohet dhe nxirren ligje. Është korrupsioni i paprecendentë, nga buxheti i shtetit i cili mbushte nga paratë e popullit, me dhjetëra vjet të marrësh rrogë dhe të mos i plotësosh detyrimet qe del nga funksion. Njerëz të tillë nuk kane te drejtë morale, prej tjerëve te kërkojnë ta luftojnë korrupsionin.
Për këtë shkak, sigurisht , edhe ambasadori i SHBA-ve Xhes Bejli , ne një ligjëratë para studenteve, e shprehu dëshpërimin e tij se nuk pa rezultat pas denoncimit te rastit te ndarjes se bonuseve të pa arsyeshme në Komisionin Shtetëror te Zgjedhjeve .
Kur edhe herën e dytë , me rastin e shënimit te Ditës ndërkombëtare te luftës kundër korrupsionit, në prani te liderëve te dy partive politike ne pushtet, ambasadori sugjeroi se ka nevojë të hetohen edhe rastet e korrupsionit ne radhët e funksionarëve të qeverisë aktuale, Ali Ahmeti luftën kundër korrupsionit e ‘’filloi’’ duke iu bërë thirrje organeve kompetente t’i hetojnë të gjithë funksionarët e BDI-së. Por, edhe pse prej atëherë kaloi shume kohe, nuk kemi njohuri për rezultatin e këtyre “hetimeve’’ ose , ndoshta, prokurorët e ‘’gabojnë adresën’’ e funksionarëve të BDI-së, siç ishte rasti me çeljen e hetimeve për kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Nuk është më shumë origjinal as Zoran Zaevi, kur, në të njëjtin rast ju bëri thirrje qytetarëve pa frikë nga pasojat, ta denoncojnë korrupsionin, duke garantuar se askush nuk do të përjashtohet nga përgjegjësia. Nuk tregoi Zaevi në ç’mënyrë ju garanton qytetarëve të mos kenë frikë nga pasojat, kur të gjithë jemi dëshmitarë se si nuk zbulohen dhe nuk dënohen, militantët agresivë të BDI-së, të cilët në sheshin Skënderbe në Shkup, me breshëri qitjesh me armë të ndryshme, e festonin fitoren e zgjedhjes se kandidatit të tyre për kryetar të Komunës së Çairit .
S’mundet askush ne këtë shtet qytetarëve t’ju garantoj “të mos kenë frikë nga pasojat”, kur dihet se sa të pasigurt ndjehen personat në cilësi të liderëve partiakë, nuk guxojnë edhe në vendlindjet e tyre të lëvizin pa bodigard të armatosur me kallash, me vetura te blinduara dhe me xhama të errët .
Përleshjet e armatosura të grupeve rivale të BDI-së mbarojnë me rrahje, plagosje me armë zjarri dhe vrasje, kurse partia, mjerisht përpiqet t’i arsyetojë si shenjë e demokracisë brendapartiake. Këto dukuri nuk ngjajnë për shkak të asaj se kush më tepër do të luftojë për të drejtat e shqiptarëve dhe se kush më shpejtë do t’na integrojë ne BE dhe ne NATO, por vetëm e vetëm, për motive karrieriste dhe korrupsioni.
Kryeministri Zaev, edhe po të dojë, është i pafuqishëm t’i garantojë dikujt që të mos ketë frikë nga pasojat . Partneri i sotëm në qeverinë e tij, është partneri i njëjtë i deridjeshëm i Nikolla Gruevskit. Kjo e bënë të pamundur, luftën efikase kundër korrupsionit.
Nuk është e vërtetë, ajo që thotë kryeministri se ‘’të gjithë kemi përgjegjësi të ballafaqohem me sfidat serioze, të cilat korrupsioni i vë para neve‘’.
Të korruptuar siç dihet, mundë të jenë dhe janë, vetëm ata të cilëve qytetarët ua kanë besuar të drejtën dhe fuqinë të disponojnë me paratë e popullit, kurse pikërisht të njëjtët e keqpërdorin këtë besim për dobi private dhe veprojnë sipas parimit te cilin e “zbuloi” një “lider” i një partie politike shqiptare se ‘’ kur je në pushtet ka para, në qoftë se nuk i merr t’i , i merr dikush tjetër‘’.
Nuk duhet të harrohet kurrë shembulli flagrant i korrupsionit lidhur me aferën e kompanisë ‘”Telekom” në Maqedoni. Kompanitë pronare te Telekomit te Maqedonisë, “Dojçe” dhe “Maxhar Telekom”, Komisioni i letrave me vlerë dhe Gjyqi i qarkut në Nju-Jork, i dënoi për shkak se, vlera shumëmilionëshe dollarësh ryshfet, iu kanë paguar funksionarëve shtetërorë të Maqedonisë, me qëllim të sigurimit të monopolit në treg, gjë me të cilën qytetaret e Maqedonisë janë dëmtuar me qindra milionë euro.
Në Maqedoni jo vetëm që nuk zbulohen dhe dënohen personat të cilët kanë marrë ryshfet, por shkohet deri atje sa që gjyqtari “i pavarur‘’, e dënon për shpifje personin i cili para gjyqit të Nju-Jorkut , ua përmend emrat këtyre funksionarëve. Paditësit u treguan ‘zemërgjerë’ dhe hoqën dorë nga kërkesa e tyre, që i padituri, si dëmshpërblim për dhembjen shpirtërore që ua shkaktuar atyre me këtë “shpifje”, të paguaj 5 milionë denar. Shumë kush do t’i i kishte falë 5 milionë denarë , në qoftë se i jepet rasti dhe i merr mbi 5 milionë dollarë.
Para ca kohësh kryeministri Zaev zhvilloi një takim me menaxherët aktualë të kompanive “Dojçe Telekom” dhe “Maxhar Telekom”. Që ironia të jetë më e madhe , me rastin e këtij takimi nga kabineti i kryeministrit, na u bë e ditur se bashkëpunimi me këto kompani, si në të kaluarën ashtu edhe tash, vazhdon të jetë i sinqertë. Por shtrohet pyetja se si është e mundur bashkëpunimi në të kaluarën të ketë qenë “i sinqertë”, kur më është bërë publik akt-vendimi i Gjyqit të Qarkut në Nju-Jork.
Nga kjo del se në pushtet i kemi njerëzit, të cilët, jo vetëm që nuk janë gati ta luftojnë korrupsionin, por, përkundrazi, për ta shpëtuar veten, janë të detyruar të ushtrojnë presion mbi organet e drejtësisë që të mos veprojnë konform ligjeve në fuqi.