Në muajin qershor fillon faza e parë e realizimit të hapjes së bulevardit Bllagoja Toska në Tetovë. Pas shumë premtimeve, zhagitjeve gjatë eksprorpijimit të pronave, sipas drejtuesve të ndërmarrjes publike për menaxhim me tokë ndërtimore faza e parë do të fillojë në muajin e ardhëshm kur edhe pritet rrënimi i tre objekteve të para për fillimin me punë të hapjes së bulevardit Bllagoja Toska. Këtë e ka bërë të ditur Arsim Nuredini shef i Sektorit për veprimtari komunale, mbrojtje të ambientit jetësor dhe natyrës sipas të cilit, është arritur marrëveshje me dy pronarë për kompensim.
Në ndërkohë, gjatë ditës së enjte është menjanuar një barakë e cila ishte vendosur afër së gurrit në këtë lagje“Gjatë ditës së sotme është larguar edhe një barakë në këtë pjesë të qytetit gjegjëissht që gjendet në pjesën e lartë tek Spitali Klinik i tetovës që duhet të rikthehet në hyrje për në spital dhe të vazhdojë më pas deri tek ura që do të lidhet me pjesën e bulevardit Bllagoja Toska, por njëkohësisht edhe do të shkarkojë pjesën në hyrje kryesore të spitalit”, deklaroi Nuredini.
Ai ka thënë se krahas kësaj barake, poashtu edhe shumë baraka tjera apo kioska do të rrënohen për të liruar trotuaret e uzurpuara që qytetarët të lëvizin më lirshëm.Në fazën e dytë gjatë procesit të eksprorijimit do të rrënohen 19 objekte në këtë bolevard. Për të realizuar deri në fund këtë projekt sipas autoriteteve të komunës së Tetovës ka kosto të lartë për realizim ngase janë rreth 20 objekte që duhet të rrënohen dhe kompensohen.