Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë shpreh pakënaqësi nga mënyra se si Gjykata Civile në Shkup dhe Gjykata e Apelit në Shkup, zbatojnë Ligjin për përgjegjësi civile për shpifje dhe fyerje. Pavarësisht dispozitave të qarta të ligjit, të cilat rregullojnë përgjegjësinë e publikimeve elektronike, këto gjykata vazhdojnë t’i refuzojnë paditë për shpifje dhe fyerje kundër mediave onlajn me sqarim shumë joserioz dhe tendencioz se ato nuk janë media, ndërsa njerëzit që punojnë aty nuk janë gazetarë.
Sipas SHGM-së, kjo sjellje e papërgjegjshme dhe joprofesionale e disa gjykatësve do të thotë tentim për të licencuar mediat dhe gazetarët, që paraqet praktikë jodemokratike në vendet me regjime autoritare. SHGM potencon se puna e gjykatave nuk është t’i interpretojnë ligjet, por t’i praktikojnë në mënyrë të drejtë dhe joselektive.
Nga Shoqata e Gazetarëve ngrejnë dyshimin se pas kësaj sjelljeje të Gjyqit Civil në Shkup dhe të Gjykatës së Apelit, ka prapavijë politike, e cila tenton t’i diskreditojë mediat online dhe të sigurojë alibi të rrejshme për qeverinë që të imponojë rregullim më të ashpër ligjor, në kundërshtim me standardet evropiane për lirinë e të shprehurit në ueb.