Termi “lajme të rreme” popullaritetin e tij e merr me fitoren e Donald Trampit në zgjedhjet presidenciale në vitin 2016 në SHBA. Një vit më vonë rëndësia, efektet dhe mënyra e ballafaqimit me lajmet e rreme janë “temë e nxehtë” e një numri të madh të konferencave, debateve dhe diskutimeve.
Derisa të gjithë folësit dakordohen për rreziqet dhe nevojën për ballafaqim me “lajmet e rreme”, mungon definicioni i harmonizuar i nocionit dhe mënyrës ku autoritetet dhe mediat duhet të luftojnë kundër efekteve negative.
Por, një është e sigurt, fenomeni i lajmeve të rreme e ka prishur eko sistemin e mediave tradicionale. Pas valës fillestare të mospranimit, një pjesë u përshtatën, ndërsa një pjesë ka ndërmarrë masa për ballafaqim, ndërkaq, ende pritet në një strategji gjithëpërfshirëse. Qeveritë dhe mediat nuk kanë përgjigje të përbashkët që do ta definojë qasjen, ashtu që nuk do të jetë vetëm një përgjigje e thjeshtë e propagandës, por do të ofrojë informacione në kohë dhe të sakta që me kohë do të pengojnë transmetimin dhe përhapjen e lajmeve të rreme.
Para dhjetë ditëve në Shkup u mbajt një panel diskutim “mediat në epokën digjitale: ballafaqim me lajme të rreme”, në suaza të Samitit digjital të vendeve të Ballkanit Perëndimor 2018.
Problemi nuk është i ri, ndërsa avancimi teknologjik e rrit sfidën
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, si moderator në panel diskutimin, theksoi se Maqedonia nuk është përjashtuar nga fenomeni e lajmeve të rreme dhe se ky problem nuk është i ri, ndërsa avancimi teknologjik e rrit sfidën.
“Problemi me lajmet e rreme është që po humbet besimi dhe kjo është sfidë më e madhe për mediat tradicionale. Hulumtimi i MIT tregon se lajmet e rreme depërtojnë gjashtë herë më thellë dhe më shpejt nga lajmet e vërteta, sepse janë tituj befasues dhe tronditës dhe shkaktojnë emocione të forta të cilat shpesh janë negative”, deklaroi Dimitrov në hapjen e debatit.
Sipas Dimitrovit liria e mediave është e rëndësishme dhe është në bazë të çdo demokracie funksionale.
“ne këtë e mësuam në mënyrë më të vështirë, në kohën e krizës, kur kishin televizione kombëtare, të cilat nuk i transmetonin një ndër skandalet më të mëdha nga pavarësia e shtetit. Konsideroj se nuk duhet të turpërohemi nga roli ynë në lajmet e rreme” dhe qyteti i Velesit, sepse, avancimi fillon me ballafaqimin me problemin”, tha Dimitrov.
Problemi me lajmet e rreme, theksoi Dimitrovm si plotësim për mungesën e informacioneve të vërteta, është ajo që humbet besimi. Njerëzit janë të hutuar, nuk e dinë kujt t’i besojnë dhe kjo është sfidë për mediat tradicionale. besimi është shumë i rëndësishëm në shoqëri, deklaroi Dimitrov.
Qëndrime të ndryshme për termin lajme të rreme
Methju Xhejkobs nga Byroja për Evropë dhe Euroazi pranë Departamentit të Shtetit amerikan dhe përgjegjës për luftë kundër lajmeve të rreme në këtë institucion, e ka definuar fenomenin e “lajmeve të rreme”, si minim të qëllimshëm të proceseve demokratike”.
“Termi lajme të rreme është stërmbushur, por edhe pak i paqartë. Që unë konsideroj se janë lajme të rreme edhe atë që e lexoj se janë lajme të rreme është tërësisht e ndryshme. Interpretimi im i termit është tërësisht i ndryshëm nga ajo se si të tjerët e kuptojnë termin lajme të rreme. Mund të keni gjashtë qëndrime të ndryshme nga gjashtë folës të ndryshëm për termin lajme të rreme. Për mua lajme të rreme janë keqinformimi dhe të pavërtetat, evoluimi i propagandës për shfrytëzimin e idealit të demokracisë për minim të bazës së demokracisë me qëllim përfundimtar të ndarjes së njerëzve dhe shoqërive dhe zvogëlimin e vlerave dhe potencialeve të objektivitetit në mendimin demokratik të fjalës. Duhet seriozisht të fillojmë të mendojmë se si ta ndalim. Nëse diçka nuk mund të definojmë dhe gjejmë përkufizim funksional, nuk mund të bashkohemi për zgjidhjen e këtij problemi”, deklaroi Xhejkobs.
Beson se lajmet e rreme paraqesin minim të vetëdijshëm të proceseve demokratike.
“Këto nuk janë sfida të reja, vetëm u transferuan në medium të ri. Ky medium i ri qarkullon shumë shpejtë. Pragu për hyrje në komunikimin digjital është shumë më i ulët, në raport të asaj për mediumet tradicionale, pa dallim nëse janë gazeta, radio ose televizion. Tani ajo tërësisht është ulur, ashtu një njeri mund të bëjë shumë produkte dhe arsyeton shumë njerëz”, potencon Xhejkobs.
Me atë, sipas tij, këto informata shpejtë përhapen dhe ka tendencë të mos bëhet dallim mes informatës së vërtetë dhe të pasaktë. Diçka i detyrohet sasisë së madhe të informatave, ndërsa një pjesë e asaj si dhe kur ne i shfrytëzojmë këto teknologji. Megjithatë, gjithçka bie poshtë në faktorin njerëzor dhe nëse është ashtu, ne na nevojitet qasje e tillë”, konsideron Xhejkobs.
“Qeveritë duhet të bëhen më të mira në komunikimin digjital me njerëzit. Qeveritë janë definuar nga proceset burokratike dhe nuk ndërrohen shumë shpesh, ndërsa kur e bëjnë atë, ndryshimet duhet të kalojnë nëpër disa nivele të konfirmimit dhe ajo merr kohë. Nga ana tjetër, ekonomia digjitale dhe mediumet digjitale janë definuar nga shpejtësia me të cilën ndërrohen. Nuk ka shans që Qeveritë të cilat lëvizin ngadalë dhe mediumet digjitale të cilat lëvizin shpejtë të harmonizohen dhe mënyra e vetme është të punojmë së bashku”, deklaroi Xhejkobs.
Theksoi se Qeveritë gjenden në pozitën reaktive dhe duhet të jenë më të shpejta në komunikimin me njerëzit, sepse ato janë që kujdesen dhe punojnë për të mirën e njerëzve.
Nuk kemi të bëjmë me fakte, por me qëndrime dhe mendime
Gazetarja dhe producentja filmike Rejçel Rajt nga Bi-Bi-Si thotë se në këtë shtëpia mediatike ekziston një sektor i plotë që punon në kontrolli e fakteve për sigurimin se informacionet që plasohen janë të sakta.
“Njëra prej punëve më të rëndësishme që gazetarët e bëjnë është filtrimi i informacioneve. Keni informacion se çka po ndodh dhe një gazetar i cili është i trajnuar duhet t’i filtrojë dhe të krijojë diçka që është e kuptueshme për opinionin. Problemi është që nuk kemi të bëjmë me fakte, por me qëndrime dhe mendime. Problemi është në atë që njerëzit e shkruajnë atë që mendojnë dhe lexojnë, atë që i konfirmon paragjykimet e tyre dhe kjo është arsyeja pse na duhen qytetarët të bëhen gazetarë, duhet t’i edukojmë njerëzit të cilët nuk e kanë aftësinë për t’i realizuar”, deklaroi Rajt.
Theksoi se një prej problemeve me Bregzitin është ajo që njerëzit nuk interesohen për BE-në dhe nuk dinë asgjë dhe nuk lexojnë për Unionin.
“Njëra prej çështjeve më të kërkuara në Gugëll gjatë referendumit është ‘Çka është BE-ja’ dhe kjo tregon se njerëzit nuk e kanë nivelin bazë të arsimit dhe nuk janë të aftë t’i marrin dhe t’i kuptojnë të dhënat që ndodhin. Një prej iniciativave të Bi-Bi-Si-së është që t’u ndihmojnë të rinjve të bëhen gazetarë, t’i kuptojnë dhe shfrytëzojnë mjetet për njohjen e lajmeve të rreme”, tha Rajt.
Problemi është që nuk mund të pajtohemi për atë që është realitet
Erik Burns, ekspert për media dhe strategji nga SHBA-ja tha se lajmet e rreme, siç kuptohen tani, në esencë janë informacione tradicionale të rreme dhe gjysmë të rreme, të pakontrolluara.
“Duhet të mbajmë në mend se lajmet e rreme janë dizajnuar për t’i lidhur paragjykimet ekzistuese të njerëzve dhe identitetit të tyre dhe lidhen me ta emocionalisht. ‘Fejsbuku’ u bë mjeti më i fuqishëm për informim në botë. Mund të shihni diçka në lajme, por kur miqtë do t’u thonë diçka dhe do të bëjë të ndiheni mirë kur besoni edhe vetë i klasifikoni këto informacione. Kjo është diçka që e kemi parë në intensitetin deri më tani të paparë në zgjedhjet në vitin 2016 dhe besoj se është absolutisht shkatërruese për politikën në vendin tim, deri në atë shkallë që miqtë me të cilët njihem 10-15 vite më nuk mund të bisedoj për politikë, sepse nuk mund të pajtohemi për atë që është realitet. Kjo sipas meje është problem fundamental, nëse ne si demokraci nuk mund të pajtohemi çka është fakt, e çka jo, atëherë gjithçka do të dështojë”, deklaroi Burns.
Theksoi se është e nevojshme qasje progresive dhe identifikim i lajmeve të rreme dhe përgjigje e shpejtë e zgjerimit të tyre. Shfrytëzuesit gjithnjë e më shumë lidhen me informacionet nga mediat sociale dhe njëjtë njëjtën kohë nuk u besojnë
Paolo Çazarini nga Komisioni Evropian në panel deklaroi se ky fenomen i lajmeve të rreme është larg më gjithëpërfshirës dhe më të thellë sesa vetëm brendimi i fenomenit të vetëm dhe se axhendat pas këtij fenomeni janë politike dhe ekonomike.
“Lajmet e rreme janë një term i keq, fillimisht për shkak të lajmeve të rreme të cilat ekzistojnë, por edhe për shkak të asaj që shfrytëzohet si armë nga disa aktorë të fuqishëm me qëllim që të diskreditohen mediat të cilat publikojnë informacione. Fenomeni është më i gjerë, më i thellë dhe duhet të ridefinohet. Kjo nuk është e lehtë dhe duhet të mendojmë edhe në elementin e manipulimit të qëllimshëm”, deklaroi Çezarini.
Duhet të jemi të vetëdijshëm për zgjerimin e fenomenit, sofistikimin e mjeteve të cilat shfrytëzohen dhe me rëndësi evoluimin e këtij fenomeni.
“Teknologjitë më të reja ndryshojnë gjithashtu edhe kanalet të cilat grupet e këqija i shfrytëzojnë. Këto teknologji evoluojnë dhe duhet të kuptojmë se përgjigje që do të japë rezultati sot ndoshta nuk do të jetë mjaftueshëm i mirë nesër”, thekson Pezarini.
KE-ja ka përpunuar qasje sistematike për zgjidhjen e këtij problemi, i cili theksoi Çazarini, besojmë se është inkluziv, i merr parasysh onlajn platformat, mediat tradicionale dhe shoqërinë civile. Më 26 prill, KE-ja propozoi vendosje të rregullave vullnetare për veprim për onlajn platformat dhe mediat në luftën me dezinformatat.
Propozohet të vendosen mundësi për dallim të qartë të burimit të informacionit, besueshmërinë e tij dhe financimin e mediave. Propozohet gjithashtu për edukim mediatik të ligjërohet edhe në shkolla. Shteteve dhe BE-së u propozohen të mbështesin gazetari cilësore dhe edukim të gazetarëve, si dhe të miratojnë masa për mbrojtjen e mediave nga sfidat e mjedisit të tregut.
“Mendoj se qytetarët pak janë të të hutuar. E dimë se 57 për qind të evropianëve sot kanë qasje deri tek informacionet përmes burimeve të tyre, si media sociale, agregatorë dhe platforma. Jemi në dijeni se besimi në evropianë në mediat dhe burimet e informacioneve, tregon se ende më shumë se 70 për qind e besimit kanë në radio, ndërsa ajo arrin 63 për qind të mediave të shtypi, ndërsa nëse shikoni në onlajn mediat sociale, besimi bie në 27 për qind. Ky është dallim i madh. Shfrytëzuesit nga njëra anë gjithnjë e më shumë lidhen me informacionet nga mediat sociale dhe në të njëjtën kohë nuk u besojnë, Duhet të bëjmë hapësirë më transparente dhe më intensive për shfrytëzuesit”, deklaroi Çazarini.
Sipas tij, fillimisht duhet të largohen benefitet ekonomike nga dezinformatorët dhe të vendoset qasje më transparente deri tek informacionet. Hapi i ardhshëm është krijimi i infrastrukturës adekuate për kthimin e kredibilitetit të onlajn informacioneve dhe faza e fundit është sjellje me përgjegjësi e shfrytëzuesve, të cilët lexojnë dhe kuptojnë çka lexojnë, por edhe në mënyrë aktive marrin pjesë në krijimin dhe zgjerimin e informacioneve.
Qytetarët nuk kanë besim në media
Gazetarja hulumtuese Sashka Cvetkovska theksoi se çdo ditë përballemi me mbiprodhim të lajmeve të rreme dhe se bëhet fjalë për një fenomen të cilin ende nuk e njohim mjaftueshëm. Propozimi i saj është se zgjidhja duhet të jetë ndërdisiplinore dhe të përfshijë ekipe të ndryshme të institucioneve.
“Nëse flasim për platformat për kontroll të fakteve, tregimi ynë i fundit përfshin katër redaktorë, ekipe në pesë vende nga tre gazetarë dhe plus personel shtesë për ndihmë në hetim. Rreth 25 njerëz, katër muaj kanë punuar në këtë tregim. Dokumentacioni nga ky hulumtim është në rreth 1.500 faqe. Tregimi kishte 28 draft versione para se të bëhet publike”, theksoi Cvetkovska.
Thekson se pas publikimit të tregimit, gjysma e njerëzve do ta respektojnë, gjysma jo. Nga ata që do ta respektojnë, gjysma do të thonë bravo, ndërsa gjysma sërish nuk do të besojnë.
“Pasoja më e madhe nga lajmet e rreme është mosbesimi. Ne më nuk besojmë. A do të hulumtojmë katër muaj ose një ditë, çka do që bëjmë, ne kemi besim të njëjtë, sa punon secili sot përgjysmë ose nuk e punon punën e vet. Kur qytetarët nuk kanë besim tek ne dhe merren me prizmin e mosbesimit dhe dyshimit, atëherë si qytetarët tanë do të mund të sjellin vendime në interesin e tyre më të mirë. Nëse nuk na besojnë neve, nuk t’u besojnë as institucioneve. Në momentin kur nuk do të besojnë në institucionet, qytetarët më nuk i vizitojnë institucionet dhe gjithnjë e më pak njerëzit interesohen për politikat të cilat krijohen edhe për shikim”, theksoi Cvetkovska.
Thekson se kur njerëzit nuk i besojnë askujt ose u besojnë njerëzve të gabuar, kur ka dyshime, ata nuk posedojnë informacione të mjaftueshme për të vendosur në interes të tij më të mirë dhe këtu është problemi./MIA/