https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2160508573989983/
Shitësit e luleve në tregun e Bit Pazarit në Shkup, po bëjnë përgaditjet e fundit për t’i zhvendosur tezgat e tyre nga trotuaret para tregut të Bit Pazarit prapa Ambulancës së lagjes. Komuna e Çairit për adaptimin e hapësirës së re ka vendosur dy shtylla për ndriçim, ndërsa pjesën më të madhe të punës e bëjnë tregtarët me vetiniciativë.
Shumica e shitësve të luleve nuk dëshën të flasin publikish, por në katër sy për Alamkos ankohen se hapësira e re e përcaktuar nga komunanë nuk është e përshtatshme për biznesin e tyre. Sipas tyre, ky vendim i komunës do të ndikojë në uljen e biznesit dhe të profitit. Ata kërkojnë që autoritetet e qytetit të jenë joselektivë në zbatimin e ligjit dhe nga tortuaret t’i largojnë dhe tregtarët tjerë që shesin afër urës së Bit Pazarit.
‘’Ne kemi kërkuar lulet që janë më poshtë nga ana tjetër të pastrohen, sepse ashtu jemi marrë vesh në qoftë se dëshirojnë pazari të ketë lulishten e vetë atëherë disa kushte duhet t’i plotësojnë që dhe ne të funksionojmë por të funksionoj dhe pazari. Por nëqoftë se dëshirojnë që të mos kemi punë atëher edhe ne do të kthehemi nga kjo anë dhe do të mundohemi me forcat tona të punojmë këtu,’’ deklaroi një shitës.
Nga ana tjetër kishte dhe nga ata tregëtar, të cilët vetëm për disa ditë kanë ndryshuar qëndrimin ndaj Komunës së Çairit. Njëherë e patën krituar kryetarin e komunës Visar Ganiun, ndërsa sot janë falendemindeues për zhvendosjen e tyre në lokacionin e ri.
E falenderojmë komunën shumë, kryetarit të komunës uroj punë të mbarë ti jep Zoti, dhe e rregullon këtë pjesë dërmuese tonën. Faleminderit shumë për këto vite që na ka lejuar të qëndrojmë këtu, e kemi nxjerrë një kafshatë buke, dhe tash se çfar do të bëhet atje një Zot e di!Megjithatë e falenderoj komunën që e gjeti dhe atë vend pasi që mundeshte të na lë askund, deklaroi shitësi.
Nga ana tjetër zëdhëndësi i Qytetit të Shkupit Valon Salihu, mohon të ketë pasur ndonjë parregullsi në lokacionin ku duhet të vendosen tregëtarët, lidhur me iniciativën e tregtarëve për pastrimin e vendit e hedh fajin në të reshurat e djeshme të shiut.
Kam biseduar me Komunën e Çairit ata thonë se ankesat që kishin tregëtarët janë plotësua, për çështjen e ujit dhe ndriçimit. Kemi fotografi që vendi ka qenë në rregull deri para disa ditëve, ndoshta e gjithë ajo ka ndodhur dje nga të reshurat e shiut,arsyetohet Salihu.
Pas njoftimit tonë se tregtarët me vetëinicijativë pastrojnë lokacionin e ri, zëdhëndësi Salihu njoftoi se komuna do të dërgojnë ekip për të inspektuar gjendjen në teren.
Arbnora Memeti/Almakos
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2160508573989983/