Kryetari i Komunës së Velesit, Ace Kocevski pas një pauze pak më të gjatë u paraqit në opinion. Ai tha se kështu po i jep fund spekulimeve që këtyre ditëve po shpërndahen nëpër qytet, se për shkak të sëmundjes po heq dorë, transmeton Almakos.
Vërtetoi se ka pasur probleme shëndetësore, por demantoi se do të jap dorëheqje.
“Këtu jam në komunë, i fokusuar në problemin dhe sfidat e mëdha. Është i saktë informacioni se gjatë periudhës së kaluar jam përballur me një sfidë personale, me probleme shëndetësore, ashtu si i ndodh secilit shumicës në moshën time, sidomos nga profesionet me stres si ky që po e kryej. Fatmirësisht këtë sfidë e kam kaluar dhe më shumë se prej kur do të përkushtohem në vizionin e Velesit që ta bëjë një vend të bukur për jetesë. Nuk e kam në plan që të jap dorëheqje, vazhdoj me punë i përkushtuar ndaj prioriteteve të Velesit, për çka në zgjedhjet e fundit lokale e fitova besimin e votuesve”, deklaroi Kocevski./Almakos/