Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, priti sot në takim kryetarin e Asamblesë së Gjenevës Eric Leyvraz. Leyvraz u shpreh i nderuar që vizitoi këtë komunë dhe theksoi se së shpejti do të ketë një vizitë të anasjelltë drejtë Gjenevës.
‘Isha i nderuar për pritjen që na bëri kryetarja e komunës. Për ne ishte me rëndësi të vizitojmë një qytet si Tetova, poashtu do ta bëjmë të mundur një vizitë edhe në Gjenevë për të parë nga afër mundësitë e bashkëpunimit, dhe të bëjmë shkëmbimin e përvojave.’
Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, u shpreh se do të vazhdohet bashkëpunimi me shtetit zvicerian, sepse ky shtet është shumë i afërt për Tetovën.
‘Biseduam dhe informuam për aktivitetet tona, për bashkëpunimin tonë ndërkombëtar të cilin e kemi tanë më aktiv, dhe në të njejtën kohë mbesim të interesuar që të vazhdojmë bashkëpunimin me qytete të cilat i japin një dimension më të madh mundësive të komunikimit ndërmjet qytetarëve tanë dhe qytetarëve në vende të tjera të botës. Siç e dini, qyteti i Tetovës tanimë ka një vëllazërim me qytetin e Vilit ku kemi dhe një bashkësi shumë të madhe në shtetin zvicerian, por në të njëjtën kohë, Zvicra është një vend shumë i afërt për Tetovën.’
Përndryshe, Leyvraz, këtë vizitë e bëri në kuadër të qëndrimit të tij në rajon, pas vizitave që ka bërë edhe në Parlamentin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë. /Blerona Jakupi/