“Akademia politike” është një nga trajnimet e para të këtij lloi që do të mbahet në qendrën për arsim joformal dhe kurse të ndryshme “Fluent”. Ligjërues të trajnimit në fjalë do të jenë figura të shquara politike dhe akademike.
Trajnimi Akedemia Politike i cili filloi gjatë ditës së sotme do të përfshijë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacinë, politikën e jashtme dhe shumë lloje të ndryshme të ligjeratave nga sfera politike e më gjërë. Koordinatori i “Akademisë Politike” në “Fluent”, Nehat Memedi, thotë se kjo Qendër tanimë është e dëshmuar në organizmin të një sërë aktivitetesh nga sfera e arsimit joformal.
Pritjet nga ky trajnim janë të shumta nga ana e kandidatëve të cilët do të ndjekin Akadamine Politike.
Ligjërues të trajnimit në fjalë do të jenë figura të shquara politike, akademikë, profesorë e trajnues, drejtues të institucioneve etj. “Akademia Politike” në “Fluent” do të realizohet përgjatë semestrit veror, respektivisht deri në fund të vitit të rregullt shkollor akademik. /Xhumadije Ibraimi/