Shefat e diplomacisë të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias dje në Selanik kanë shqyrtuar kombinimet e mundshme për çështje më të vështira në negociatat për emrin, ndërsa për kombinimet e shqyrtuara paralajmëruan se do të informojnë kryeministrat e dy vendeve. Ministrat javën e ardhshme, më 12 maj në Athinë do të kenë takim me ndërmjetësin e Kombeve të Bashkuara për emrin, Methju Nimic. Dy ministrat dje u takun në margjina të mbledhjes katërpalëshe të Maqedonisë, Greqisë. Shqipërisë dhe Bullgarisë. Takimi, i cili është pjesë e kontakteve të shpeshtuara në negociatat për zgjedhjen e çështjes së emrit, zgjati një orë e gjysmë dhe ata e vlerësuan si pozitiv.
“E dini se dallime ende ka. Këtë që dje dhe sot e bëmë është kërkim i kombinimeve, të cilat njëra ose pala tjetër, do të mund t’i pranojnë dhe kjo është detyra e jonë. Për këto elemente duhet të bisedojmë edhe në shtëpi dhe ta shfrytëzojmë edhe takimin e ardhshëm”, tha Dimitrov pas takimit.